Devolli: Më mbeti peng goli i pësuar, besoj te mbijetesa
Bledar Devolli ndjen keqardhje për mënyrën sesi shkoi përballja me Laçin. Trajneri Kastriotin deklaroi në “Gol pas Goli” se i kanë mbetur peng 45 minutat e para.
“Më shumë më ka ngelur peng goli që pësuam. Mund t’i ndodhte kujtdo, por jo neve në këtë moment që jemi. Kemi falur 45 minuta. Nuk e kemi shtruar kurrë lojën, kjo për shkak të erës. Në pjesën e dytë disi më mirë. Megjithatë është për të ardhur keq. Por është një kundërshtar që të prish punë dhe lojën. Duhet të kënaqemi me këtë pikë.”
Ndryshmi në pjesën e dytë: Markuam më afër kundërshtarin, luajtëm me topin dhe shënuan një gol të bukur. Duhet të shtynim më shumë në 25 metrat e fundit. Duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë.
Besimi për mbijetesën: Kundërshtarët i presim në Krujë në fazën e katërt. Jemi ekipi më i mirë pas Partizanit në këto 5 ndeshje, pasi kemi marrë 10 pikë. Llogaritë bëhen në fund, kam shumë besim për ekipin.
Luftëtari rival i fortë: Nuk e di është i fortë apo jo. Unë di që fituam 1-5 atje. Respektojmë këdo. Vetëm me punë do të besojmë tek mbijetesa. Mendoj që jemi më të mirë se ata që janë mbi ne.
Dueli me Ahmatajn: Më bëhet qejfi për brezin tonë të trajnerëve. Llogaritë do t’i bëjmë në fund. 45 minutat e para i kam peng nga kjo sfidë.



