Devolli: Na mungoi fati, por lufta vazhdon ende
Intervista e trajnerit të Kastriotit, Bledar Devolli, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që krutanët humbën me rezultatin minimal 1-0 në Durrës ndaj Teutës.
Sa keqardhje ka kur humbni ndeshjen me një autogol?
Më vjen keq për çunat, pasi morëm një gol të shpejtë, por vuajtëm të dalim në lojën tonë. Megjithatë bëmë një punë mjaft të mirë dhe vumë në vështirësi Teutën në pjesën e dytë, ashtu siç nuk e ka bërë askush. Lufta vazhdon dhe ne do të vijojmë të bëjmë më të mirën për të siguruar mbijetesën.
Si është gjendja e futbollistit tuaj, Dajan Shehi?
Nuk di asgjë akoma, por është për të ardhur keq mbi të gjitha për shëndetin e tij, pro edhe për skuadrën. I uroj shëndet Dajanit dhe uroj që dhimbjen e tij ta kthejmë në forcë për ndeshjet e ardhshme.
E kishit përgatitur mirë ndeshjen, për të izoluar sulmuesit kundërshtarë. Sa jeni i kënaqur me ndërrimet?
Morëm një gol nga goditja standarde, pasi ishim edhe të pafat, Ndërrimet na bënë që të dominojmë dhe vëmë në vështirësi kundërshtarin, ndaj dua t’u jap meritën më të mirë djemve.



