Devolli: Skuadra më ndjek, sot bëmë një ndeshje të madhe
Prononcimi i trajnerit të Kastriotit, Bledar Devolli, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që krutanët fituan me rezultatin 2-1 ndaj Skënderbeut.
E kishit menduar këtë fitore?
Unë di që kemi bërë një ndeshje të madhe, ndaj një kundërshtari të madh. Kemi bërë një përgatitje të madhe edhe në goditjet standarde. Kemi mësuar të vuajmë edhe kur nuk kemi topin, si në golin e dytë që shënuam. Më pëlqen ekipi dhe jam i lumtur.
Ishte një mesazh për rivalët ky?
Unë e pashë ekipin në fazën përgatitore dhe më ka ngrohur si ekip. Presim dhe dy afrime që të shtohet konkurrenca. Unë këtë mesazh e mora në Gjirokastër. Duhet të punojmë me kokën poshtë të dalim me kokën lart.
Si arrin të bësh një skuadër të fitojë, me 11-12 lojtarë të rinj?
Këta lojtarë kanë uri për të fituar. Unë vetëm me punë këmbëngul. Në stërvitje ndihem entuziast, por nuk duhet të fluturojmë dhe duhet të marrim sa më shumë pikë. Nëse shpëtojmë do jetë trofe i joni dhe jo mrekulli. Unë nuk dua të bëjë euforikun, por jam trajner që s’dua të rri në mbrojtje. Unë dua të lozim me topin. Golat kanë qenë të punuar në stërvitje, edhe ai i pari. Ekipi po më ndjek dhe jam shumë i lumtur.
A u informuat për incidentin që ndodhi para ndeshjes?
Nuk më takon mua të gjykojë këtë ngjarje, sepse nuk jam polic. Unë isha në analizë me ndeshjen. Unë nuk shaj arbitrin dhe unë jam vetëm për fair-play. E patë dhe në fushën e lojës, nuk më intereson pjesa jashtë kuadratit. Nuk duhet të ndodhin ngjarje të tilla, se jemi në 2019-ën. Unë jam vetëm për futboll dhe kaq.



