Kategoria Superiore

Devolli: Tri pikë “flori”, nuk kemi arritur ende asgjë

Bledar Devolli shijoi fitoren e parë si trajner i Dinamos në transfertën e Korçës përballë një kundërshtari të drejtpërdrejtë për mbijetesë. Në “Gol pas Goli”, deklaroi:

“E dija që do të vinte fitorja, sepse po prodhoim lojë, po krijonim raste. Të rëndësishme janë tri pikët, janë flori për ne në këtë situatë. E bëmë golin shpejt, i kapëm disa herë në befasi, jam i kënaqur nga angazhimi i të gjithë lojtarëve. Nga nesër duhet të ulim kokën, të vijojmë punën, sepse vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë e vështirë.”

Tërheqja e skuadrës: “Tërheqja vjen vetvetiu, pavarësisht se ne ulërasim në stol. Është presioni i pikëve, luanim përballë një kundërshtari të drejtpërdrejtë. Kemi pasur mungesa dhe kemi gjetur tashmë një mënyrë loje. Ibraimi e luan mirë topin, kombinon mirë me Demirin.”

Sulmi i Dinamos: “Pesë sulmues nuk i ka asnjë skuadër në Superligë, dua të stabilizoj formacionin. Pak terreni dhe pak i ftohti, ndikojnë të gjitha.”

Zërat për zëvendësimin e trajnerit: “Trajneri italian? Nuk më intereson fare kjo pjesë, sinqerisht, kam marrë garanci nga presidenti që janë vetëm lajme mediatike. Reginaldon do ta kemi këtë javë dhe shpresoj do të jemi të gjithë. Të punojmë më kokën poshtë, sepse nuk kemi arritur ende asgjë. Të përmirësojmë lojën, stabilizojmë formacionin, rritim konkurrencën dhe të dalim nga kjo situatë. Simoni? Kishte kohë pa luajtur, s’kam çfarë t’i them, është e ardhmja e klubit dhe po punon shumë mirë.”

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency