Premier League

Dhimbje koke për Lampard, Evertoni tre muaj pa goleadorin kryesor

Frank Lampard ka marrë një lajm të keq nga infermieria. Pak ditë përpara fillimit të sezonit të ri në Premier League, Evertoni ka humbur shërbimet e Dominic Calvert-Lewin.

Sulmuesi kryesor i skuadrës nga Liverpuli ka dëmtuar gjurin. Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar problemet në ligamentin anësor dhe qendërsulmuesit do i duhet të mungojë për 3 muaj.

25-vjeçari, i cili numëron 11 ndeshje dhe 4 gola me kombëtaren angleze, është pjesë e Evertonit prej vitit 2016 dhe deri tani ka shënuar 45 gola në Premier League me këtë skuadër.

Dhimbje koke për teknikun Lampard. Trajneri humbi edhe shërbimet e brazilianit Richarlison, i cili u shit te Tottenhami. Evertoni luan takimin e parë të sezonit 2022/2023 në shtëpi përballë Chelsea (6 gusht).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency