Serie A

Dhimbje koke për Max Allegrin, ylli i Juventusit rikthehet në 2022

Juventusi nuk mori asnjë pikë nga takimi shtëpiak me Atalantën në kampionat, me zikaltrit që fituan falë golit të Duvan Zapatës në pjesën e parë (asist i Gjimshitit).

Bardhezinjtë e Allegrit dolën pa pikë, teksa humbën edhe shërbimet e Federico Chiesas. Ylli i “Zonjës” pësoi një dëmtim dhe nuk zbriti në fushë në pjesën e dytë.

24-vjeçari i është nënshtruar ditën e sotme kontrolleve të detajuara mjekësore, që kanë konfirmuar problemet në kofshën e majtë.

Juventusi duhet të bëjë pa shërbimet e tij në ndeshjet e mbetura të këtij viti, me Chiesën që do të rikthehet në dispozicion të Allegrit vitin e ardhshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency