La Liga

Dhimbje koke për Simeonen/ Sulmuesi latin 2 muaj jashtë, humbet duelet me United

Atletico Madrid po kalon një moment shumë të vështirë. Kampionët në fuqi të Spanjës, po vuajnë në La Liga këtë sezon. Djemtë e Diego Simeones humbën 0-1 përballë Levantes të mërkurën në mbrëmje, duke regjistruar disfatën e shtatë sezonale në kampionat.

“Colchoneros” ndajnë vendin e katërt me Barcelonën, por ekipi i Xavit ka luajtur një ndeshje më pak. Sikur të mos mjaftonte dalja pa pikë, trajneri argjentinas humbi edhe shërbimet e Cunha në takimin me Levanten.

Sulmuesi brazilian ka pësuar një ndrydhje të shkallës së parë në gjurin e djathtë, dhe do të qëndrojë rreth 2 muaj jashtë fushave, duke humbur në këtë mënyrë dy takimet ndaj Manchester United në Champions League.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency