Superliga e Kosovës

Dhuna ndaj portierit Frashëri, reagojnë Gjilani dhe “Skifterët”

Festa për një gol të shënuar në minutën e 95-të të sfidës Gjilani-Ballkani, është shndërruar në një akt të shëmtuar dhune të tifozëve vendas ndaj portierit mik, korçarit Stivi Frashëri, që ka marrë një goditje me grusht e një tjetër me shqelm, të dyja pas koke dhe ka përfunduar në spital.

Ndeshja u ndërpre menjëherë për t’i ardhur në ndihmë Frashërit dhe nuk rifilloi më, ndërsa klubi i Gjilanit reagoi menjëherë, duke shprehur solidarizim me portierin dhe dënuar me forcë aktin e dhunshëm të tifozëve.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryesia e tifo-grupit “Skifterët”, pjesë e të cilëve ishin edhe tifozët që dhunuan Frashërin. Këta të fundit kanë shkuar në spitalin e qytetit për t’i kërkuar ndjesë Frashërit dhe kanë dhënë menjëherë dorëheqjen nga kryesia, duke pranuar se dështuan të mbajnë nën kontroll tifozët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency