Kategoria Superiore

Dhuna në Korçë, Komisioni i Disiplinës jep verdiktet

Masa të ashpra nga Komisioni i Disiplinës për ngjarjen e shëmtuar në stadiumin e Korçës, ku në sfidën premierë të Kategorisë Superiore për këtë sezon, Skënderbeu-Partizani, pati përplasje mes dy tifozërive, që hodhën sende të forta ndaj njëra-tjetrës, duke rrezikuar jetën e të pranishmëve në sektorët respektive.

Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës e duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër Partizanit, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Për të njëjtat shkelje, Partizani dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Vendimet e tjera të Disiplinës

Zyrtari i Laçit, Pashk Laska, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes kundër Skënderbeut, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave.

Tirana paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive. Kukësi paralajmërohet se në rast përsëritje të reagimeve paragjykuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplinës Sportive.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency