Itali

Dhunë në Itali/ Tifozët “pushtojnë” fushën, ndërpritet disa herë ndeshja

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur gjatë ndeshjes Foggia-Catanzaro, me ultrasit e vendasve që kanë pushtuar fushën e lojës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-6, teksa takimi është ndërprerë dy herë, për shkak së tifozët janë dyndur në fushë. Ata kanë filluar të fyejnë dhe kanë tentuar të sulmonin lojtarin e Catanzaros, Pietro Iemello, i cili dikur ka qenë pjesë e ekipit të tyre.

Një nga këto ndodhën pasi Iemello shënoi dy gola që në pjesën e parë, duke nxehur gjakrat e të pranishmëve. Ndërsa ndalesa e dytë e ndeshjes ndodhi në momentin kur sulmuesi do të ekzekutonte një penallti, kur një tifoz hyri në fushë dhe u ndal nga stjuardët.

Teksa lojtari hoqi dorë nga penallti dhe u zëvendësua, por edhe në stol nuk u la i qetë. Edhe pas golit të dytë të Foggias, pati rrëmuja, me arbitrin që u detyrua ta ndërpriste takimin derisa situata u qetësua plotësisht.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency