Lajme

Dhunoi një fans, arrestohet Conor McGregor

Conor McGregor është arrestuar në Florida për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj një fansi jashtë një hoteli në Miami. Ylli i UFC-së është akuzuar për “grabitje dhe sjellje kriminale”, ka bërë të ditur policia për “Fox News”. Në bazë të raportit të arrestimit, 30-vjeçari ia kishte thyer telefonin një fansi, i cili kishte dashur t’i bënte fotografi.

McGregor e ka goditur fansin në dorë duke ia rrëzuar telefonin në tokë dhe pastaj e ka shkelur disa herë duke e shkatërruar, ndërsa në fund e ka marrë më vete telefonin dhe është larguar. Fansi u ka thënë policëve se telefoni kushtonte 1.000 dollarë (888 euro), ndërsa Conor duhet të paguajë garanci prej 12.000 dollarësh për t’u lejuar të mbrohet në liri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency