La Liga

Dhurata për Ten Hag pas fitores së parë, United pranë akordit me sulmuesin e Barcelonës

Memphis Depay nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Juventusin, që i është rikthyer pistës Arkadiusz Milik, ndërkohë që sulmuesi holandez është pranë rikthimit në Premier League te Manchester United.

Depay, i cili ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi dhe po studion ofertat që ka marrë deri tani. Erik Ten Hag e do 28-vjeçarin në “Old Trafford”, stadium ku luajti në periudhën korrik 2015-janar 2017.

Marca raporton se “Djajtë e Kuq” kanë gati një ofertë prej 10 milionë eurosh për Barcelonën, që po kërkon ta shesë sa më shpejt lojtarin tulipan për të regjistruar Jules Kounde, qendërmbrojtësin francez e afruar nga Sevilla.

Gjatë aventurës 1.5-vjeçare me Manchester United, Depay shënoi shtatë gola në total mes kampionatit, Champions League dhe Europa League.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency