Di Francesco Jr mbrohet: Asnjë frazë raciste ndaj Douglas Costës, kërkoj respekt!
Federico Di Francesco djali i trajnerit të Romës Eusebio Di Francesco ka reaguar pas deklaratave të sulmuesit brazilian të Juventusit Douglas Costa në lidhje të. Për të justifikuar në një farë mënyre gjestin e shëmtuar që bëri në ndeshjen Juventus-Sassuolo ku pështyu në fytyrë 24-vjeçarin italian, ish lojtari i Bayernit theksoi se ishte e vërtetë që kishte gabuar duke kërkuar falje për gjestin e tij por nga ana tjetër Douglas Costa la të kuptohej se sjellja e tij e kishte një motiv dhe ai e pështyu Di Francescon, pasi lojtari i Sassuolos e kishte ofenduar rëndë dhe e kishte përdorur fraza të rënda raciste ndaj tij. Por nuk ka vonuar shumë dhe nëpermjet klubit të Sassuolos ka reaguar menjëherë Di Francesco i cili ka nënvizuar.
“Jam thellësisht i shqetësuar me akuzat dhe shpikjet që janë publikuar në disa media kombëtare. E gjithë kjo është ofendim dhe nënçmim. Nuk lejoj që sjellje apo fjalë raciste të cilat nuk janë në përputhje me vlerat e mia etike dhe janë rezultati i imagjinatës së njerëzve të më atribuohen mua. Kërkoj të më respektojnë!”.



