Di Francesco largohet nga Sassuolo, nënshkruan me një tjetër skuadër emiliane
Pas Bolognës dhe Sassuolos, Federico Di Francesco do të vijojë të luajë për një tjetër skuadër emiliane, pasi është transferuar te Spal.
Këta të fundit arritën marrëveshjen me Sassuolon për të marrë shërbimet e mesfushorit anësor, që sezonin e fundit luajti 19 takime me zijeshilët.
Tashmë 25-vjeçar, Di Francesco është një futbollist me mjaft eksperiencë, që pritet të ndihmojë Spalin në betejën e radhës për të mbijetuar mes më të mirave në Itali.



