Di Francesco mendon dorëheqjen nga Roma, edhe në rast kualifikimi ndaj Portos!
Aventurës së Eusebio Di Francescos në stolin e Romës mesa duket po i vjen fundi. Me një rezultat negativ në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ave të Champions League ndaj Portos që mund të sillte edhe eliminimin e verdhekuqve, shkarkimi do të ishte i pashmangshëm, por sipas disa burimeve edhe në rast kualifikimi mund të jetë vetë Di Francesco ai që mund të japë dorëheqjen. Një zgjedhje kjo e trajnerit pas humbjes së thellë në derbin ndaj Lazios që mund të vijë për shkak të sjelljes së disa futbollistëve.



