Ligue 1

Di Maria me valixhe gati, PSG-së e zëvendëson me “ish”-in e Milanit

Angel Di Maria është pjesë e PSG-së prej vitit 2015. Lojtari argjentinas ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe bisedimet në lidhje me rinovimin nuk po ecin në drejtimin e duhur.

Sulmuesi i djathtë kërkon zgjatjen e bashkëpunimit me një tjetër vit, por mosha 34-vjeçare ka vendosur në dilemë drejtuesit e PSG-së, të cilët po tentojnë të rinovojnë kontingjentin e ekipit.

L’Equipe raporton se nëse nuk arrihet akordi i rinovimit me Di Maria, Leonardo do të nisë ofensivën për Lucas Paqueta, i cili po bën mirë me Lyon, ekip me të cilin ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

Drejtori sportiv i PSG-së e vlerëson shumë mirë lojtarin brazilian. Ishte Leonardo ai që transferoi mesfushorin ofensiv te Milani në janarin e vitit 2019 për shumën e 38 milionë eurove, por kartoni i tij sot vlen disa milionë euro më shumë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency