Didac Vila rikthehet tek Espanyoli
Didac Vila rikthehet tek Espanyoli. Mbrojtësi i krahut të majtë i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Aekut të Athinës ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Milanit ka firmosur për 3 vitet e ardhshme me klubin katalanas ndërkohë që marrëveshjen mes palëve Espanyoli i ka vendosur një klauzolë largimi që kap shifrën e 25 milionë Eurove.



