Diferenca me Ferrarin, Verstappen: Do të kenë sajuar përsëri diçka, i vendosim në presion si skuadër!
Max Verstappen nuk shkoi më shumë se vendi i tretë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbaixhanit. Piloti holandez u rendit pas Sergio Peres dhe Charles Leclerc që do të startojë i pari. Ferrari sërish u tregua superior në pistë dhe pas provave, Verstappen theksoi se tek skuaderia italiane sërish duhet të kenë “shpikur” diçka, megjithatë u tregua optimist se në garën e së dielës makina do të përgjigjet mirë.
Ka Red Bull një makinë më të mirë se Ferrari? “E vështirë ta thuash këtë, mbetet për t’u parë në garë si do të reagojë makina. Kishte diferenca në kualifikuese dhe më duket sikur tek Ferrari kanë “sajuar” sërish diçka, por shpresoj në një paraqitje të mirë gjatë garës.
Në xhirot teke Ferrari është më mirë, por besoj se ne jemi më mirë në vazhdimësi, jemi më konstant. Si skuadër kemi shanse të mira për garën pasi nisemi nga vendi i dytë dhe i tretë dhe nëse kemi shpejtësi atëherë do t’i vendosim në presion”, u shpreh Verstappen.



