Diferenca mes ofertës së Barcelonës dhe kërkesës së City-t për Ferran Torres
Barcelona po punon shumë për të përforcuar skuadrën në merkaton e dimrit. Është e qartë që Xavi Hernández dëshiron lojtarë që godasin portën dhe Ferran Torres është i preferuari i trajnerit.
Në fakt, drejtori i futbollit, Mateu Alemany, dhe CEO i klubit, Ferrran Reverter, vizituan zyrat e Manchester City-t për të kuptuar nëse klubi anglez ishte i hapur për ta shitur lojtarin ri dhe, nëse po, për cilën shumë.
Citizens kanë kërkesa të larta financiare për spanjollin, që në verën e vitit 2020 e blenë për 23 milionë euro, plus 12 në formë bonusesh.
“El Mundo Deportivo” shkruan se Manchester City kërkon 60 milionë euro për 21-vjecarin, ish-futbollist i Valencias. E njëjta gazetë thekson se Barca do të ishte e gatshme të shpenzonte deri 45 milionë për këtë lojtar. Hendeku mes shumës që kërkon City dhe asaj që ofrojnë “blaugranat” nuk konsiderohet i pakapërcyeshëm. Me fjalë të tjera, si lojtari ashtu edhe klubi i Barcelonës e shohin të mundur arritjen e një marrëveshjeje me City-n, pasi Ferran dhe Barcelona tashmë kanë një akord në parim: kontratë 5-vjecare me pagë në përputhje me nivelin ekonomik të “blaugranave”.



