Digitalb vjen me një dhuratë për të gjithë shqiptarët, Shqipëri-Poloni falas në paketat tokësore dhe satelitore!
Digitalb u bën një dhuratë të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Sfida mes Shqipërisë dhe Polonisë që mund të vlejë një biletë në fazën play-off të Botërorit Katar 2022 do të transmetohet falas nga kompania mediatike më e dashur për të gjithë shqiptarët.
Dueli i “Air Albania”-s, që do të startojë në orën 20:45 do të transmetohet pa pagesë në Supetsport 2, si në paketën tokësore të Digitalb ashtu edhe në atë satelitore.
Gjithashti Digitalb do të bëjë një transmetim maratonë, duke nisur me lidhje direkte që nga orët e paradites e deri në mesnatë, ku protagonistët do të flasin ekskluzivisht për emisionin KuqeZi.



