“Dikujt i përsëritet penalltia, një tjetri jo”, Mourinho nxjerr fakte dhe “thumbon” Juven
Jose Mourinho nuk përton kurrë të debatojë dhe bëhet pjesë e polemikave. “Special One” është një tip që thotë gjithmonë atë që mendon dhe së fundi është kapur me Juventusin.
Trajneri i Romës ka bërë një postim në “Instagram”, aty ku shkruan: “Dikush duhet të përsëriste penalltinë e tij, e një tjetër jo. Gjejeni se për kë e kam fjalën”.
Në foto Jordan Veretout, i cili dështoi t’i shënonte Juventusit nga pika e penalltisë në ndeshjen e kampionatit që bardhezinjtë fituan 1-0 më 17 tetor.
Në foto dallohet lehtësisht që disa lojtarë janë futur brenda zonës së 16 metrave përpara goditjes së topit nga mesfushori francez i Romës.
Penalltia duhej përsëritur, një gjë e tillë nuk ndodhi, në ndryshim nga ndeshja që Juventusi luajti mbrëmjen e kaluar përballë Zenit në Champions League.
Paulo Dybala dështoi herën e parë kundër portierit rus, por arbitri kryesor pa futjen e lojtarëve në zonë dhe e përsëriti penalltinë, me argjentinasin që nuk mund të gabonte më.
View this post on Instagram



