Dikur rivalizonte me Hysajn, prezantohet te skuadra turke
Shtohet kolonia e ish-futbollistëve të Serisë A që përfundojnë në Ligën e Parë të Turqisë. Pas Dries Mertens, Mauro Icardit dhe Lucas Torreiras, që i janë bashkuar Galatasaray-t, edhe Kevin Malcuit do të luajë në elitën e futbollit turk.
Ish-anësori i Napolit, që dikur rivalizonte me Elseid Hysajn për vendin e titullarit, i është bashkuar skuadrës së Ankaragücüsë. siç raportohet në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas, Malcuit ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.
Ankaragücü’müzde!
https://t.co/ndKScZ76Eg pic.twitter.com/YBqh2rJ7qc
— MKE Ankaragücü (@Ankaragucu) September 8, 2022



