Serie A

Dilema e Buffonit, pas disa javësh mësohet e ardhmja

Rinovon me Juventusit apo jo? Do të tërhiqet nga futbolli apo do të vijojë edhe sezonin e ardhshëm. E ardhmja e Gianluigi Buffon nuk është e qartë. Javët e ardhshme do të shtrohet në vazhdimësi pyetja nëse portieri, që konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave do të varë dorezat në gozhdë. Vështirë të kuptohet se çfarë ka në të vërtetë në kokë kapiteni bardhezi.

Fillimisht Buffon ishte i qartë: “Nëse do ta fitojmë Championsin, do të vijoj që të luaj edhe Botërorin e Klubeve, në të kundërt, do t’i jap fund karrierës.”

Më kalimin e muajve duket se gjërat kanë ndryshuar, duke parë që Buffon iu përgjigj pozitivisht ftesës së Di Biagios për miqësoret e marsit.

Buffon do të ketë kohën e mjaftueshme për të vendosur, por Juventusi e ka bërë zgjedhjen gjatë verë së kaluar, duke blerë Wojciech Szczesny, me të cilin ka firmosur një kontrate me pagë 4 milionë euro në sezon.

Të dy portierët janë alternuar mes kampionatit dhe Championsit dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe sezonin e ardhshëm, sigurisht nëse Buffon do të vendosë të vijojë. Për të qenë me të sigurtë për atë që do të ndodhë, duhet pritur edhe disa javë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency