Gossip

Diletta Leotta “zbukuron” transmetimet e Serisë A (Foto)

Diletta Leotta vijon të shkëlqejë si “kapitene” e skuadrës së transmetimit të DAZN, që ka të drejtën ekskluzive për disa nga ndeshjet e kampionatit italian të futbollit.

26-vjeçarja nga Catania është drejtuese e superskuadrës DAZN, që do të mbulojë transmetimin e ndeshjeve, por edhe emisionet para dhe pas takimeve. Bukuroshja italiane, Diletta Leotta u bë e njohur te Sky me prezantimin e motit dhe më pas me drejtimin e disa programeve sportive.

26-vjeçarja shoqërohet shpesh nga yje të futbollit si Luis Figo, Paolo Maldini dhe Andriy Shevchenko, që të pasurojnë komentin me opinionet e tyre mbi takimet.

Diletta Leotta është një “goditje” e vërtetë për DAZN, pasi bëhet fjalë për një nga vajzat më të preferuara të ekraneve sportive, që do të tërheqë audiencë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency