Merkato

Dinamo e Zagrebit ka një “Xhevahir”, Olmo pëlqehet edhe nga Barça

Barcelona po ndjek me shumë interes paraqitjet e talentit të Dinamo Zagreb, Dani Olmo. Në fakt, 20-vjeçari nuk është i panjohur për ambientin katalan, pasi nga mosha 9-16 vjeç ai ka qenë pjesë e akademisë “blaugrana”, përpara se të transferohej në Kroaci. Olmo, i cili është edhe pjesë e përfaqësueses U-21 të Spanjës, konsiderohet si një nga lojtarët kyç të formacionit të skuadrës kroate, duke tërhequr kështu vëmendjen e mjaft ekipeve në Europë. Talenti i tij është vënë re edhe nga klube si Manchester United, Liverpool apo Borussia Dortmund, duke përbërë një konkurrencë të madhe për katalanët.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency