Kategoria e Parë

Dinamo frenon Kastriotin dhe mban kampionatin të hapur

Kastrioti barazoi pa gola në fushën e Dinamos dhe nuk arriti të shfrytëzonte hapin fals të Besës në shtëpi, për të nisur arratisjen nga rivalët për fitimin e Grupit A në Kategorinë e Parë.

Ndeshja që mbylli javën e gjashtë përfundoi në barazim pa gola, me të dyja skuadrat që luftuan shumë për të marrë rezultat pozitiv, ndërsa Dinamo arriti të frenonte favoritet duke marrë një pikë mjaft të rëndësishme, që i mban kryeqytetasit në zonën e sigurt të klasifikimit.

Për Kastriotin ndeshja e së dielës ishte shansi më i mirë për të provuar shkëputjen në renditje, me krutanët që vazhdojnë të kryesojnë me dy pikë më tepër se Besa ndjekëse.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency