Europa League

Dinamo Kiev kualifikohet në Astana, Rapidi “ngrin” Spartakun në Moskë

Ukrainasit e Dynamos së Kievit arritën të triumfojnë me rezultatin minimal 0-1 në Kazakistan, ndaj vendasve të Astanës dhe të sigurojnë kalimin për në fazën tjetër të Ligës së Europës, ndonëse kanë edhe një ndeshje për të luajtur.

Vendasit zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, duke dominuar ndaj ukrainasve dhe duke krijuar një mori rastesh, por Dynamos së Kievit i mjaftoi një gol i Verbiç në minutën e 28’, për të marrë 3 pikët në këtë transfertë.

Fitore në transfertë regjistroi edhe skuadra Rapidit të Vjenës, që triumfoi me rezultatin 1-2 në sfidën e zhvilluar në Rusi, përballë Spartakut të Moskës, ndërsa me këtë fitore, austriakët hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, duke shkuar në kuotë ne 7 pikëve.

Vendasit shënuan që në minutën e 20’ të takimit, por austriakët reaguan në pjesën e dytë dhe arritën të shënojnë dy gola në 10 minutat e fundit, duke përmbysur rezultatin dhe duke dalë me pikë të plota nga kjo transfertë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency