Dinamo luan për elitën, blutë rikthejnë në skuadër mesfushorin
Këtë sezon Dinamo luan në Kategorinë e Parë, teksa synimi i drejtuesve dinamovitë është të ndërtojnë një skuadër kompetitive në mënyrë që të rikthehen menjëherë në elitë. Në ditët e fundit, drejtuesit kryeqytetas janë treguar mjaft aktivë, ndërsa kanë zyrtarizuar edhe Asion Dajën.
Për mesfushorin bëhet fjalë për një rikthim në skuadrën që e ka promovuar, ndërsa tashmë me eksperiencën e gjatë në futbollin shqiptar, 32-vjeçari mund të jetë një element i vyer për Dinamon.
Së fumdmi, Daja ishte pjesë e Teutës ndërsa për dy vitet e ardhshme tashmë do të jetë pjesë e kryeqytetasve.



