Kategoria Superiore

Dinamo pret Kastriotin, synohet fitorja për t’iu larguar zonës së ftohtë

Dinamo dhe Kastrioti në kërkim të reagimit. Edhe pse objektivat e fillim sezonit janë diametralisht të kundërt, për blutë kryeqytetas rikthimi te trofetë, ndërsa për krutanët mbijetesa, të dyja skuadrat e gjejnë veten në zonën e ftohtë të klasifikimit, dhe larg pritshmërive.

Te Dinamo me vetëm 10 pikë në 9 ndeshje, gjatë të cilave ka siguruar vetëm dy fitore, e dinë mirë se një ecuri e tillë nuk i çon askund, skuadra e Shkëmbit është para detyrimit për të fituar përballë një Kastrioti që renditet në vendin e fundit të tabelës me vetëm 5 pikë.

Suksesi në kampionat për të dyja skuadrat momentalisht është një ngjarje e rrallë, Dinamo vjen pas dy humbjesh dhe një barazimi të vuajtur në maksimum e pse jo dhe me fat përballë Egnatias, dhe i duhet të ndryshojë menjëherë kurs për të mos lejuar që nëndetësja të fundoset në ujëra të rrezikshme.

Kastrioti ndërkohë vjen në këtë sfidë mes shumë vështirësish, me një organikë të reduktuar çdo dëmtim apo mungesë peshon plumb në formacionin e Ramazan Ndreut që një vit më parë në këtë kohë ishte surpriza e këtij kampionati, duke guxuar madje të shihte edhe drejt Europës.

Tre humbje dhe një barazim edhe për krutanët në 4 ndeshjet e fundit, rezultate që rrisin presionin për një mbijetesë që po rezulton ndoshta më e vështirë nga sa mendohej.

Luhet në terren thuajse neutral, në “Elbasan Arena” me Dinamon që kërkon edhe ndihmën e tifozëve duke ofruar autobusë për transportin falas, mbështetja e tyre, nevojitet më shumë se kurrë për një skuadër të krijuar rishtazi dhe në vështirësi për pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency