Disfata me Vorën “turbullon” ujërat në Sarandë, Butrinti shkarkon trajnerin
Humbja e fundit në transfertë me rezultatin 4-1 i ka kushtuar postin trajnerit të Butrintit, Artan Bano. Klubi sarandiot i Kategorisë së Parë ka marrë së fundmi vendimin për ta shkarkuar 56-vjeçarin me shumë eksperiencë, teksa skuadra aktualisht rrezikon rënien një nivel më poshtë duke qenë se renditet në vendin e 11 me 21 pikë të grumbulluara pas 19 javësh të luajtura.
Ndërkaq, në njoftimin e klubit të Butrintit theksohet se ekipi do të drejtohet nga 52-vjeçari Adriatik Faslliu.
Njoftimi i klubit të Butrintit:



