Disfatë në finalen e Indian Wells, Nadal: Tani më shqetëson vetëm shëndeti, vuaj në frymëmarrje
Rafael Nadal nuk mundi të dilte fitimtar në finalen e Indian Wells teksa u mposht nga tenisti amerikan Taylor Fritz në dy sete me rezultatin 3-6 dhe 5-7. Tenisiti nga Mallorca vuajti pjesën shëndetësore në setin e parë ndërsa kërkoi edhe ndihmën e stafit mjekësor, ndërsa pas sfidës 35-vjeçari u shfaq i shqetësuar teksa theksoi se vuan nga frymëmarrja e rënduar.
“Ajo çka mund të them në këto kushte është se po vuaj në frymëmarrje, nuk e di çfarë po më ndodh. Kur provoj të marr frymë është e dhimbshme dhe shumë e parehatshme, nuk e di nëse është diçka që ka të bëjë me brinjët. Kur marr frymë dhe kur lëviz është sikur kam një gjilpërë brenda gjithë kohës.
Më bën të ndihem pak i trullosur sepse është e dhimbshme. Është një lloj dhimbjeje që më kufizon shumë. Gjendja ime shëndetësore është shqetësimi im i vetwm për momentin dhe për tw kuptuar sa kohë duhet që të rikuperohem”,u shpreh Nadal.
Kjo ishte disfata e parë e Nadal në vitin 2022, pas një serie prej 20 fitoresh radhazi ndërsa ia ka dalë të fitojë dy tofe, në Australian Open dhe në turneun e Acapulco.



