Disiplina jep ndëshkimet për sjelljet antisportive në Partizani-Vllaznia
Ngjarjet gjatë dhe pas supersfidës së javës së 35-të të Kategorisë Superiore, Partizani-Vllaznia 0-1, kanë qendër në qendër të vëmendjes së Komisionet të Disiplinës. Klubi i Partizanit është gjobitur 100 mijë lekë për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, pjesëtari i stafit, Reinaldo Kalari, është pezulluar dy ndeshje për shkak të ofendimeve ndaj zyrtareve ndaj vendimit të arbitrit, ndërsa trajneri Ilir Daja, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes antisportive ndaj zyrtarit të ndeshjes do të jetë subjekt i masave disiplinore. Është hapur gjithashtu hetim disiplinore ndaj Jasir Asani dhe Stenio Junior, për shkak të reagimeve për vendimet e gjyqtarëve.
Vendimet e Disiplinës
FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i FK Partizani, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Stenio Markos Da Fonseca Salazar Junior.
Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Jasir Asani.
KF Klosi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër F.C Bulqiza, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Lojtari i F.C Bulqiza, Mirjan Pepa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Klosi, Romero Gjoka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Shënkolli U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër Akademia e Futbollit U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Egzona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Liridona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.



