Featured

Diskriminimi ndaj grave, Irani rrezikon vendin në Katar 2022/ E zëvendëson Italia?

Irani është një nga kombëtaret e cila ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, Katar 2022. Përfaqësuesja iraniane i mbylli kualifikueset në vendin e parë në zonën aziatike, megjithatë tashmë gjithçka është vendosur në pikëpyetje prej diskriminit të grave. Transmetuesi shtetëror, Irib, ka bërë të ditur se në ndeshjen ndaj Lebanonit e luajtur më datë 29 mars, 2.000 femra nuk janë lejuar të futen në stadium për të parë nga afër kombëtaren e tyre edhe pse kishin një biletë të rregullt.

Kjo situatë, bie ndesh me një rregull të vitit 2019 të vendosur nga FIFA-s në lidhje me prezencën e gjinisë femërore në impiantet sportive, teksa nuk lejohet më diskrimini i tyre për të hyrë në të tilla evente.

Por, çfarë ndodh nëse Irani skualifikohet nga Katar 2022? Nuk ekziston një rregull i qartë në lidhje me një përjashtim apo tërheqje të një kombëtareje nga Kupa e Botës, teksa në artikullin numër 6 theksohet se FIFA do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të plotësuar numrin e kombëtareve që duhet të jenë në Botëror.

Gjithsesi, opsioni më i mundshëm është ai i shortit në mënyrë rastësore, aty ku mund të ishte edhe emri i Italisë së mbetur jashtë. Gjithsesi, për momentin këto janë thjesht hipoteza, pasi nuk ka asnjë lëvizje në FIFA kundër Iranit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency