Spanjë

Ditë zyrtarizimesh te Sevilla, Isco dhe Telles “ndezin motorët”

Isco Alarcon është zyrtarisht lojtari më i ri i Sevilla.

Mesfushori spanjoll u transferua si lojtar i lirë dhe u largua nga Real Madrid pas 9 sezonesh.
Në fjalët e para, Isco u shpreh i lumtur për këtë ndryshim dhe premtoi se Sevilla në këtë sezon do të luajë për trofe.

”Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ishte momenti për të ndryshuar ambient. Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj skuadrën në realizimin e objektivave. Do të luajmë për trofe”– deklaroi 30-vjeçari.

 

Ai do mbajë fanellën me numrin 22, ndërsa do të jetë eksperienca e katërt në La Liga pas, Valencia, Malaga dhe Real Madrid.

Pas spanjollin, u prezantua zyrtarisht edhe braziliani Alex Telles, i cili vjen në formë huazimi nga Manchester United.

Pasi bëri paraqitjen e tij të parë me klubin të shtunën në mbrëmje në ndeshjen e vlefshme për trofeun “Antonio Puerta” kundër Cadiz CF, Alex Telles u shpreh shumë i lumtur që do të luajë te Sevilla.

“Jam shumë i lumtur që jam në këtë klub të madh. Që në momentin e parë, kur më thanë se mund të transferohesha këtu, nuk e mendova dy herë. Jam gati për një javë kaq të rëndësishme, fillimin e La Liga, por edhe për të gjithë sezonin. Martial më tha gjëra të mira për klubin dhe qytetin, kështu që u binda akoma dhe më shumë dha ja ku jemi“- përfundoi Telles.

Braziliani do të luajë për herë të parë në La Liga, pas eksperiencave në Angli, Turqi, Itali, Brazil dhe Portugali.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency