“Djajtë e Kuq” përmbysin Tottenhamin, “Spurs”-at më larg zonës Champions
Manchester United veniti shpresat e Tottenhamit për një vend në zonën Champions, pasi e mposhti 1-3 skuadrën e Jose Mourinhos brenda në Londër, duke blinduar vendin e dytë. Një fitore me përmbysje e “Djajve të Kuq”, e siguruar në pjesën e dytë, fraksion gjatë të cilit shënuan Fred, Cavani dhe Greenwood, ndërsa në pjesën e parë kishte zhbllokuar takimin në favor të “Spurs”-ave Greenwood (40’).
Duhet theksuar që në minutën e 35-të tundi rrjetën Edinson Cavani, por ky finalizim u anulua për sistemi “VAR” për pozicion jashtë loje.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer me këtë sukses ngushton në 9 pikë diferencën me Manchester City-n, por ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Nga ana tjetër Tottenhami duhet të rikuperojë gjashtë pikë diferencën me West Hamin për të shpresuar në pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.



