Premier League

“Djajtë e Kuq” shmangin humbjen falë VAR-it, Wolves shtang Tottenhamin

Manchester United nuk arrin të përfitojë nga barazimi 2-2 i Chelsea-t në fushën e Bournemouthit. “Djajtë e Kuq” barazuan 1-1 në “Goodison Park” përballë Evertonit vendës në një sfidë që u mbyll me polemika për një gol që iu anulua skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti, në kohën shtesë, nga sistemi VAR, që e konsideroi në rrezen e portierit (jashtë loje) një futbollist të Evertonit në momentin e shënimit.

Një gabim trashanik i David De Geas i kushtoi shtrenjtë Manchester United në minutën e tretë. Portieri spanjoll u vonua më shumë se ç’duhet në goditjen e topit e në këtë moment përfitoi Dominic Calvert-Lewin, që i zuri rrezen, me sferën që, pasi u përplasn në trupin e sulmuesit të Evertonit, përfundoi në rrjetë.

Sapo kaloi gjysmë ore lojë, u rikthye ekuilibri në rezultat, sërish pas një pasigurie të portierit, këtë radhë të Pickfordit, që nuk ia doli të ndalte topin e goditur nga Bruno Fernandes nga distanca.

Në pjesën e dytë, sidomos në fundin e sfidës, pati momente dramatike në të dyja portat, por asgjë nuk ndryshoi, edhe për meritë të VAR-it, që “tërboi” Carlo Ancelottin, i cili u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori për protesta për golin e anuluar.

Pëson një humbje të rëndë, në Londër, Tottenhami, që u mposht më përmbysje 2-3 (dhe u parakalua në renditje) nga Wolves. Pjesa e parë, në fakt, u mbyll 2-1 në favor të “Spurs”-ave me gola të Bergwijn dhe Aurier, mes të cilëve realizoi Doherty, por, çuditërisht, Wolves shënoi dy gola të tjeë në pjesën e dytë me Jotan dhe Jimenez, që shërbyen për të marrë një fitore të madhe dhe rritur pretendimet për zonën Champions (Chelsea 45 pikë)) që është vetëm tri pikë larg.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency