“Djajtë e Kuq” vatër infektimi, në rrezik serioz ndeshja ndaj Brendtfordit
Manchester United goditet nga pandemia e Koronavirusit dhe është në kaos para ndeshjes së të martës në fushën e Brendfortdit. Sipas “DailyMail”, anëtarë të stafit dhe lojtarëve ka rezultuar pozitivë në testet e zhvilluara për COVID-19.
Ky jam vjen një dytë pasi Lindelof doli nga fusha me probleme me frymëmarrjen gjatë sfidës me Norwichin, por ende nuk ka të dhëna se ky problem i futbollistit suedez lidhet me infektimin e mundshëm me Koronavirus.
Për këtë problem të papritur në kampin e “Djajve të Kuq” është njoftuar edhe Premier League, çka do të thotë se ndeshja me Brendtfordin mund të shtyhet. Mësohet gjithashtu se i gjithë grupi që udhëtoi drejt Norwich ka rezultuar negativ, ndërsa ata që kanë rezultuar të infektuar, janë karantinuar në banesat e tyre, para se të niste seanca stërvitore e kësaj të diele.



