Lajme

Djali i Beckham në gjurmë e të atit, firmos kontratën milionere me firmën e famshme

Romeo Beckham është duke ndjekur më së miri hapat e babait të tij, David Beckham. Ndoshta, 19-vjeçari nuk është aq i zoti me topin si babai i tij duke qenë se aktivizohet me skuadrën e dytë të Inter Miami, Fort Lauderdale CF.

Megjithatë, kur vjen puna te kontratat milionere është duke i ngjasuar gjithnjë e më shumë. Së fundmi, Romeo ka firmosur një kontratë faraonike me firmën e famshme sportive, Puma.

Romeo do të jetë imazhi i ri i Puma dhe nga kjo kontratë do të përfitojë plot 1.2 milionë sterlina. Kjo kontratë do ta bëjë 19-vjeçarin edhe më të pasur se mamaja e tij, Victoria, ndërsa nga ana tjetër, vlen të theksohet se David Beckham ka një kontratë të përjetshme të lidhur me Adidas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency