Merkato

Djali i legjendës Cruyjff, në Amsterdam për të bindur anësorin e Ajaxit

Barcelona vazhdon të këmbëngulë për të bindur mbrojtësin e Ajaxit, Mazraoui, që të transferohet në “Camp Nou”. Sipas “Sport”, Jordi Cruyff, këshilltari sportiv i klubit katalan (djali i legjendës Johan Cruyff), ka udhëtuar në Amsterdam për të mbyllur marrëveshjen me futbollistin me origjinë marokene, kontrata e të cilit me “harkëtarët” përfundon në qershor.

Jordi Cruyff do të jetë i pranishëm në sfidën e Ligës së Kampionëve, Ajax-Benfica. Barcelona, ​​siç konfirmohet nga mediet spanjolle, tashmë ka siguruar kartonin e mesfushorit të të Milanit, Kessié, me parametër zero, për sezonin e ardhshëm.

Mazraoui pritet të thotë “po” së shpejti, për të firmosur një kontratë nga e cila do të përfitonte 4 milionë euro. Paga vjetore e anësorit mund të shkojë 5 milionë nëse arrihen disa objektiva sportivë, si numri i ndeshjeve të luajtura.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency