Kategoria Superiore

Djarmati zbulon “sekretin” e suksesit të Vllaznisë, është DigitAlb Kudo

Matko Djarmati foli shkurt në “Gol pas Goli” në Supersport përpara fillimit të ndeshjes Vllaznia-Skënderbeu. Drejtori sportiv i klubit shkodran shpreson që ekipi të marrë maksimumin në tre ndeshjet e mbetura të këtij viti në Abissnet Superiore.

Dhurata ideale për tifozët do ishin 9 pikë, por besoj se ata do të ishin të kënaqur edhe me 7 pikë. Merkato? Janari është një muaj shumë i varfër për transferime, nuk ka shumë lojtarë cilësorë në janar.

Një lojtar i mirë në janar pse duhet të jetë i lirë? E dyta, vetëm dy javë kemi pushime, nuk ke shumë kohë për ta përshtatur shpejt lojtarin tek ekipi jot. Pastaj është e vështirë të paguash për lojtarët, pasi ndodhen nën kontratë me klubet e tyre.

Vllaznia bën me zemër tifozët? Dominuam ndaj Partizanit deri në momentin që morëm karton të kuq, ndeshja mund të mbaronte 3-0 për ne dhe të gjithë do ishim kënaqur, por ky është futbolli.

Shpresoj ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejt sa i përket sulmit, që të mos vuajmë shumë. Plani më i shkurtër është të mbarojmë këto 3 ndeshje me një sasi pikësh të kënaqshme.

5-6 ndeshjet e fundit i përdorim live ndeshjet, kemi filluar të përdorim Digitalb Kudo, e kemi në pankinë dhe na ndihmon për të parë vendosjen e skuadrës nga lart, një gjë e tillë ka dhënë rezultat”, përfundoi 39-vjeçari kroat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency