Tenis

Djokovic gati për turneun e radhës, përfshihet në short

Novak Djokovic është përfshirë në shortin e hedhur ne Kaliforni për Indianan Ëells edhe pse nuk dihet ende nëse do të lejohet që numri dy i ATP të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Djokoviç është kundër vaksinimit të detyruar me vaksinën anti-covid, por në anën tjetër autoritetet amerikane kanë vendosur rregullin që askush i pavaksinuar nuk mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët e turneut kanë thënë se të gjithë në Indian Wells duhet të vaksinohen plotësisht për të qenë në këtë event, megjithatë ata e kanë përfshirë në short tenisitin serb, pavarësisht se deri më tani ai rezulton i pavaksinuar.

Tenisti ka paralajmëruar se ai do të bojkotojë çdo event që do të kërkohet vaksinimi i detyrueshëm, duke e konsideruar si një cënim të të drejtave të njeriut. Megjithatë stabilizimi i situatës në disa vende të botës mund të bëjë që të ketë lehtësim të kushteve dhe serbi të marrë pjesë në eventet e tij, për të vijuar me ecurinë spektakolare që ka treguar në vitet e fundit duke qenë një nga tenistët më të dalluar.

Pak muaj më parë Djokoviç nuk mori pjesë në Australian Open duke u dëbuar nga ky vend pikërisht për shkak të thyerjes së rregullave të vendosura nga organet ligjvënëse, në kuadër të masava parandaluese për përhapjen e covid-19.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency