Djokovic hija e vetvetes, eliminohet që në debutim në Monte Karlo
Debutim i hidhur i Novak Djokovicit në Mastersin e Montecarlos. Dy muaj larg fushave të tenisit, tenisti serb u eliminua nga spanjolli Alejandro Davidovich 3-1 me sete (6-3, 6-7, 6-1).
Pasi ka luajtur vetëm tri ndeshje në këtë sezon, të gjitha në Dubai, në muajin shkurt, numri 1 i botës u shfaq në fushën me dhe të kuq të Monte Karlos mes disa të panjohurave.
Nole është i ndryshkur dhe kjo i dallua që në game-t e para, pasi humbi tri herë me shërbimet e tij në setin hapës. Davidovich përfitoi nga situata duke kaluar në avantazh 3-0 edhe në setin e dytë, por Djokovic reagoi me krenarinë e tij, duke e fituar setin e dytë me “tie-break”.
Në setin e tretë Nole ra shumë fizikisht, duke fituar vetëm një game nga 7 që u luajtën gjithsej, me Davidovich që zë një vend mes 16 tenistëve më të mirë të turneut.



