Tenis

Djokovic, kundër pëzullimit të rusëve dhe bjellorusëve: Lufta shkakton trauma, por lojtarët s’kanë të bëjnë…

Numri një i tenisit botëror, Novak Djokovic, nuk është dakord me vendimin e turneut Wimbledon për të mos lejuar lojtarët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në këtë turne për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Gjithmonë do ta dënoj luftën. Si fëmijë që e ka përjetuar luftën e di se sa trauma emocionale lë ajo dhe se populli është ai që vuan më shumë. Në Ballkan kemi pasur shumë luftëra në historinë e re. Megjithatë, nuk mund ta mbështes vendimin e Wimbledonit, sepse lojtarët nuk kanë të bëjnë fare me të”, – tha Djokovic.

Tenisti i bëri këto deklarata pas një fitoreje të vështirë në turneun ATP 250 në Beograd, kundër bashkatdhetarit të tij, Laslo Djere, një rikthim në rrugën e suksesit, që e ka ndihmuar të fitojë besim.

“Nuk jam në gjendjen time më të mirë, por nuk është hera e parë që kam përjetuar situata të tilla dhe e di se çfarë duhet të bëj. Do të përpiqem të shfrytëzoj përvojën time për të rritur nivelin tim të lojës,” – vijoi më tej Djokovic në konferencë për shtyp.

-“Më duhen më shumë ndeshje dhe kjo fitore është shumë e rëndësishme për vetëbesimin tim, veçanërisht nga pikëpamja mendore”. Kujtojmë që Nole ka luajtur vetëm pesë ndeshje këtë vit për shkak të mospjesëmarrjes në disa turne për shkak të mosvaksinimit kundër Covid-19.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency