Tenis

Djokovic nuk njeh më limite, synon rekordin e Federer!

Novak Djokovic nuk ndalet dhe kërkon shumë më tepër nga vetja. Tenisti serbi fituesi i 3 grand slameve të fundit është rikthyer më i fortë se kurrë dhe tashmë ka objektiva akoma më madhorë pasi synon të kalojë edhe legjendën Roger Federer dhe të shndërrohet në tenistin më të madh të gjitha kohërave. Mundësitë i ka sepse nuk ka arritur ende 32 vjeç dhe të mendosh që rreth një vit e gjysmë më parë Djokovic nuk kishte më stimuj për të luajtur, tashmë ai moment i errët duket si një kujtim i largët. Aktualisht Nole ka fituar 15 turne slam, 5 më pak se Federer që kryeson renditjen dhe dy më pak se Rafael Nadal.

“Nëse arrij të fitoj në këtë mënyrë, siç ka ndodhur gjatë muajve të fundit është e logjishme që unë të shpresoj dhe të besoj se mund të arrij apo kaloj rekordin e 20 grand slam të Federer. Kam ende kohë, nuk nxitoj në arritjen e këtij objektivi. Ndihem në formë dhe nuk mendoj për moshën dhe nuk i vendos vetes limite. Do të përpiqem të përmirësohem në fushën e lojës, duke ruajtur një stil jetese që më lejon të luaj sa më gjatë. E rëndësishme është të ndjej dashurinë për këtë sport dhe nëse do të dëshiroj do të vazhdoj të luaj”, u shpreh Novak Djokovic, që synon të fitojë 4 grand slam radhazi dhe këtë gjë mund ta arrijë në Roland Garros.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency