“Do ia dalim ashtu si vjet”/ Mara, për tifozët e Skënderbeut: Na shani, ama…
Mesfushori i Skënderbeut, Uerdi Mara i ka kërkuar faljes qytetarëve të Korçës dhe në veçanti tifo-grupit “Ujqërit e dëborës”, pas disfatës me rezultatin 2-0 ndaj Egnatias këtë të shtunë.
Në një postim në “Facebook”, Mara shkruan se ata kanë të drejtë t’i ofendojnë e kritikojnë për rezultatet e dobëta të javëve të fundit, por më tej i siguron se ashtu si kampionatin e kaluar edhe këtë sezon do ia dalin që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Abissnet Superiore.
“Korça dhe tifozët “Ujqërit e dëborës” me këtë postim dua t’ju kërkoj falje në emrin tim dhe të gjithë çunave të ekipit për humbjet që kemi pasur ndeshjet e fundit, keni të gjithë të drejtën e botës të na shani dhe kritikon ama duhet të dini se gjithkush nga ne ka dhënë maksimumin për ta mbajtur emrin e ekipit sa më lart, por fati s’ka qenë me ne këto ndeshje, por ju them me bindje se do ja dalim siç ia dolëm edhe vjet”,-shkruan në reagimin e tij 23-vjeçari.




