Kategoria Superiore

“Do të jem këtu…”, Ilir Daja, ky besnik dhe qëndrestar!

Duhet të jetë një rast i çuditshëm. Të gjitha janë të veçantë në origjinalitetin e tyre, por Ilir Daja duket vërtet unik. Ka ditur të marrë më të mirën përballë një Kukësi plot kualitete, me strategjinë e duhur e me kujdesin për të mos pësuar, për të kapur në befasi kundërshtarin me armët që ka në dispozicion. Për të thënë të vërtetën, Skënderbeu nuk i ka të kompletuara, si pak vjet më parë, por ia ka dalë të marrë një barazim përballë kryesuesve, duke rikthyer besimin se kjo skuadër është aty. Janari mbetet kërcënues, drejtuesit e pranojnë se do të dëgjojnë ofertat, e vetë Ilir Daja është një objekt dëshirash. Bëhet fjalë për Partizanin apo Tiranën, klubet e mëdha të kryeqytetit, që janë në kërkim të një drejtuesi për stolin. Përgjigjja e Dajës është vërtet mbresëlënëse:

“Daja do të jem këtu….”

Dikush tjetër, me shumë mundësi, do të kapte trenin e parë për t’u larguar, Skënderbeu, këtë vit, nuk është një detyrë e lehtë. Mes vështirësish të llojeve nga më të ndryshmet, Daja, gjithsesi, premton se do të qëndrojë. Vitin e kaluar e bëri te Flamurtari, pavarësisht një projekti të minuar nga mungesa e financave, këtë vit ka si qëllim të respektojë impenjimin me Skënderbeun. Dy sezone ku nuk e ka të mundur të fitojë tituj, siç ka bërë me Elbasanin, Dinamon e Skënderbeun, por kjo besnikëri është ndoshta një medalje më vete, më me vlerë se ato të titujve kampion. Ky, po, është një qëndrestar!

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency