Do të jetë pjesë e Anglisë në Botëror, Wilshere kërkon largimin nga Arsenali
Pavarësisht zërave që flasin për rinovim, Jack Wilshere mund të largohet nga Arsenali që në muajin Janar, gjashtë muaj para skadencës së kontratës së tij. Gjithsesi ideja e ‘Topçinjve” është largimi në formë huazimi i lojtarit. 25-vjeçari kërkon të bindë trajnerin e kombëtares angleze, Southgate ta marrë me vete në Botërorin e Rusi 2018 dhe për këtë është vënë në kërkim të një skuadre ku mund të luajë titullar me vazhdimësi, pasi këtë Wenger nuk ia siguron me fanellën e Arsenalit.



