Merkato

Do të shesë disa “yje” në verë, Ajaxi “piketon” Odegaard

Ajaxi po shkëlqen në të gjitha kompeticionet këtë sezon, por në fund të tij, pritet të humbasë disa xhevahirë të ekipit. Drejtuesit po vlerësojnë emrat për merkaton e verës dhe një prej tyre është Martin Odegaard.

Fantazisti norvegjez luan i huazuar te Vitesse nga Real Madridi dhe Overmars ka nisur bisedimet për ta afruar në verë. 20-vjeçari ka rritur nivelin e tij këtë vit me 8 gola dhe 9 asiste në 32 ndeshje dhe në Madrid synojnë të arkëtojnë 20 milionë euro nga shitja e kartonit tek Ajaxi.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency