Dobra gjen golin edhe në Angli, shënon në fitoren e Colchester(Video)
Moment pozitiv për Armando Dobran, që pasi gjeti golin me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë në grumbullimin e fundit, në fitoren 2-0 ndaj Sllovenisë, ka arritur të shënojë edhe në Angli. Dobra shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të Colchester ndaj Scunthorpe, një gol shumë i bukur i pari për shqiptarin në këtë sezon të Ligue Two, kategoria e 4-t e futbollit anglez.



