Dokumenti/ Në Shkodër ndihen të vjedhur, dorëzohet ankesa zyrtare në FSHF
Në Shkodër ndihen të vjedhur dhe të penalizuar nga vendimet e arbitrave, teksa duket se kupa u derdh të enjten me sfidën ndaj Partizanit, ku u anulua në mënyrë të çuditshme një gol i kroatit Aralica, në minutën e 93-të të ndeshjes.
Ky gol u bë objekt diskutimi në studio të shumta sportive, teksa pjesa dërrmuese e opinionit sportiv binin dakord që arbitrat Andi Koçi në VAR dhe kryesori Olsid Ferataj, gabuan në vlerësimin e tyre për ta anuluar.
Po atë mbrëmje, reagoi edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e quajti vendimin të turpshëm dhe kërkoi përjashtimin nga sistemi të dyshes së arbitrave.
Megjithatë në zyrat e kuqebluve nuk janë mjaftuar me kaq, pasi kanë bërë një ankesë zyrtare edhe në FSHF, ku kanë dërguar një notë proteste në të cilën evidentojnë rastet flagrante ku arbitrat kanë gabuar në dëm të Vllaznisë, pavarësisht se kanë pasur në dispozicion edhe sistemin VAR.
Janë plot 8 rastet e evidentuara dhe paraqitura në ankesë nga klubi shkodran, si gabime flagrante të arbitrave, që kanë ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes dhe kanë penalizuar jo pak kuqeblutë.
Këtyre ndeshjeve u shtohet edhe ajo ndaj Partizanit në Kupë, teksa shkodranët e cilësojnë të qëllimshëm vendimin e dyshes Koçi-Ferataj dhe kërkojnë zyrtarisht që këta dy arbitra të mos drejtojnë asnjë ndeshje të Vllaznisë e të përjashtohen nga sistemi i arbitrimit shqiptar.
Gjithashtu klubi Vllaznia pretendon se gabimet e arbitrave kanë qenë evidente dhe të vazhdueshme edhe në arbitrimin e ekipeve të moshave, duke shkaktuar tension te stafi e tifozët, e në të njëjtën kohë duke dëmtuar investimin e bërë.
Ankesa e klubit shkodran i drejtohet z. Sokol Jareci në cilësinë e dizenjatorit të arbitrave, Komisionit të Arbitrimit dhe Gjykimit, Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, si dhe kreut të FSHF-së, Armand Duka.
Më poshtë rastet ku Vllaznia pretendon se arbitrat kanë gabuar në mënyrë flagrante në dëm të kuqebluve:
1. Me daten 30 Tetor 2021, ora 16.45 ne ndeshjen e zhvilluar ne stadiumin Loro Borici
ne Shkoder, Vllaznia – Tirana 0-2, kur rezultati ishte 0-0, lojtari i Tiranes, Behiratche
nderhyn dhe gati i thyen kaviljen lojtarit te Vllaznise Lirodon Latifit, sipas arbitrit
Juxhin Xhaja nuk ka penallti dhe as karton te kuq !
2. Me daten 17 I>hjetor 2021, ora 19.45, ne ndeshjen e zhvilluar ne stadiumin Elbasan
Arena Dinamo-Vllaznia 0-0, Faull “horror” i Sofranac me taka direkt ne kemben e
Aralices, per arbitrin Eldorjan Harniti nuk ka karton te kuq !
3. Me daten 21 Janar2022, ora 19:45 ne ndeshjen e zhvilluar ne stadiumin Loro Borici
ne Shkoder ndermjet Vllaznise dht~ Egnatias, ne minul’ren e 93, sulmuesi i Vllaznise,
Mehdi Coba Ërhiqet dukshem nga fanela brenda ne zone duke u rrezuar ne zone dhe
Eldorian Hamiti asistent ne VAR nuk nderhyn per te sinjalizuar albitrin kryesore ne
lidhje me kete 11-metersh te paste duke i mohuar Vllaznise mundesine e avantazhit
dhe marrjen e 3-pikeve.
4. Me daten 30 Janar 2022, ora 13:45, ne ndeshjen e zhvilluar ne stadiumin Karnzes,
Kastrioti-Vllaznia, 0-1, ne minuten 93′, arbitri Ardian Heqirijep nji karton te kuq per
Adilin krejtesisht imagjinar per vonese lojet! Vllaznia penalizohet duke e ditur se ne
javen e ardhshme i duhej te luaje nje ndeshje titulli ne Lac; pa lojtarin kryesor
mbrojtesin Adili!
5. Me daten 06 Shkurt 2022, ora 13:45 ne ndeshjen Laci-Vllaznia e zhvilluar ne
Stadiumin e Lacit, ne minuten e 26, pas asistit te lojtarit te Vllaznise, Victor Da
Silva, loj tari Fahrudin Djurdjevic e dergon topin ne rrjete, por pas sinjalizimit te VAR
dhe rishikimit te ketij episodi ne monitorin e vendosur ne fushen e stadiumit Eldorian
Hamiti ne kundershtim me rregulloren e IF AB anullon padrejtesisht kete gol.
6. Me daten 19 Shkurt 2022 ora 16:45, ne stadiumin “AirAlbania”, Partizani– Vllaznia
1-1 sjellim ne vemendjen tuaj rastin e minutes se 20, kur rezultati ishte 1-0 ne favorin
e Vllaznise, nderhyrja dukshem e gabuar, ne luften pa top, e lojtarit te Partizanit Eno
Bitri ndaj lojtarit te Vllaznise Liridon Latifi, 9uditerisht nuk ndeshkohet me kartonin e
verdhe qe do ti~ rezultonte i dyti, pra karton i kuq. Po ashtu edhe asistentet e VAR nuk
nderhyjne ne kete rast duke renduar me teper shkallen e pergjegjesise te trnpes se
gjykimit me albiter kryesor Fatjon Lata.
7. Me daten 25 Shkurt 2022, ora 16:45, ne stadiurnin “Skenderbeu”, ne ndeshjen
Skenderbeu-Vllaznia 2-2, kryesori Laver Alla ne arbitrim ku duhej te nxirrte me
karton te kuq lojtarin e Skenderbeut Vangjel Zguro te pakten ne 3 raste gjate ndeshjes
por e fal dhe kartonin e pare te verdhe ja jep vetem ne minuten e 73′ !
Me tej akordon nje penallti ku gjate aksionit shihet qarte faulli i Mensah ne dem te
mbrojtesit te Vllaznise Fallou Diagne por lushnjari Laver Alla ndonese rishikon
episodin ne sistemin VAR nuk reagon!
8. Me daten 19 Mars 2022, ora 13:45 ne stadiumin e Rrogozhines, ne ndeshjen EgnatiaVllaznia
3-0, arbitri Klodian Shabini kur rezultati ishte 0-0, akordon nji gol totalisht
offside, ku shihej qarte qe mbrojtesi i Vllaznise Fallou Diagne nuke devijon topin me
qellim dhe nuk kishte asnje mundesi kontrolli!
Dokumenti zyrtar i dorëzuar nga Vllaznia në FSHF…







